Johnny-Depp-2013-JohnnyDepp-Background-HD-Wallpaper

Johnny Depp koleksionon kukulla Barbie

Këngëtarët dhe yjet e kinemasë janë idhuj për fansat e tyre në të gjithë botën dhe të bën pak përshtypje kur mendon se një nga aktorët më të pëlqyer nga femrat, Johnny Depp, koleksionon kukulla Barbie, njësoj sikur të ishte çupëlinë. 

Më poshtë do të rendisim disa nga pasionet më të çuditshme të VIP-ave.

Paris Hilton – Trashëgimtarja e famshme gjuan bretkosa, por ndryshe nga të tjerët, ajo i lëshon menjëherë pasi i zë: “Kap bretkosa, i fus në një shportë dhe i lë të lira sërish.”

Johnny Depp – Aktori hollivudian ka një koleksion me kukulla Barbie dhe Ken. Ai ka pranuar në një intervistë se luan me kukulla së bashku me fëmijët e tij.

Cristiano Ronaldo – Ylli i futbollit botëror, i cili luan me Real Madrid, ka një varësi nga bingo.

Tom Hanks – Aktori i famshëm koleksionon makina shkrimi të vjetra: “Kam mbi 200 makina shkrimi në shtëpi dhe punoj me to për t’i “mbajtur në formë”.

Mike Tyson – Ish-kampioni i peshave të rënda në boks ka një anë të butë në personalitetin e tij: kujdeset për pëllumba: “Kam pasur shumë kafshë, tigra, luanë, arinj… por nuk kanë të krahasuar me pëllumbat.”

Burimi: T-CH.


Back to Top ↑
  • Reklama

    grepi-300x250

  • Reklama

    300x250i

  • Reklama

  • Filmi i javës – Ride Along (2014)